Stresi po kalon një krizë këtë kohë, për shkak se nuk ka mundur të sigurojë një vokal femre për këngën, e cila tashmë është përfolur shumë gjatë, por ende nuk është dëgjuar se çfarë është. Fillimisht u përfol se do të jetë konkurrente në “Top Fest”, ku do
të këndohet nga Stresi dhe Ronela Hajati, por kjo paraqitje nuk ndodhi, sepse këngëtari kishte disa probleme me ligjin në shtetin zviceran, ku edhe ishte ndaluar për një kohë të gjatë. Por, pas rikthimit, pritej lançimi i këngës, e planifikuar të punohet edhe me videoklip, edhe pse ky projekt nuk është realizuar as sot e kësaj dite. Disa muaj më vonë, këngëtarja Ronela Hajati, në një intervistë dhënë një mediaje shqiptare, pat thënë se Stresi ka prishur marrdhëniet me të, për arsye që as vetë këngëtarja nuk i dinte. Fundi i shoqërisë së tyre erdhi me një SMS në celular të Ronelës nga ana e Stresit dhe Enxhit (atë kohë kur ishin bashkë). Më vonë, kjo këngë ishte planifikuar të realizohej në duet me Enxhin, pasi fabula e këngës përshkruante historinë e lidhjes mes Stresit dhe Enxhit, zënkat dhe dashurinë mes tyre, e gjitha kjo e përshkruar në vetëm disa minuta projekt muzikor. Kaloi shumë kohë, as me Enxhin nuk u realizua kënga, edhe pse Stresi i tha “Lamtumirë” asaj në një tjetër mënyrë. Lidhja e tyre njëvjeçare mori fund dhe projekti mbeti në gjysmë, edhe pse kënga tashmë ishte e regjistruar. Për të mos e lënë ashtu pa jetë këtë këngë të buku,r që thuhej se do të ishte hit veror, me sa duket do të shfaqet si hit vjeshtor (nëse realizohet tani), pasi Stresi i ka ofruar bashkëpunim këngëtares seksi Nora Istrefi, duke e gjetur si shpëtim dhe shans të fundit për realizimin e duetit. Se ka zgjedhur një këngëtare kosovare, reperi e pohoi edhe në intervistën dhënëpër “Panorama plus” disa javë më herët, por duke mos dhënë emër se cila do të jetë ajo. Ne mësojmë se është pikërisht Nora, ajo që do të bashkojë vokalin me Stresin. Edhe për Norën, ky do të jetë bashkëpunimi i tretë dhe shpresojmë i suksesshëm, pas këngëve në duete, të shfaqura me Ermal Fejzullahun dhe Mc Kreshën. bl. re











