Një talent i Superligës së Kosovës i është bashkuar akademisë së Milanit. Bëhet fjalë për Aron Babajn, që largohet kështu nga Prishtina e Re.

Mesfushori i talentuar 16-vjeçar bëhet pjesë e Milan Futuro ku Igli Tare ka treguar interes për zhvillimin. Talenti i i lindur në Prishtinë është pjesë e moshave të Kosovës ku numëron paraqitje.
“Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka firmosur me kuqezinjtë. Milani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e Aron Babaj, që i bashkohet projektit Milan Futuro, një iniciativë që i dedikohet rritjes dhe zhvillimit të talenteve të rinj.
Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka vendosur t’u bashkohet kuqezinjve”, shkruhet në njoftimin e Milanit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











