TIRANE- Pas problemeve qe ka patur gjate gjithe dites ne njesine numer 10 ne Tirane, mesohet se sapo ka rifilluar numerimi ne kete qender. Jane 6 qendra votimi te cilat priten te numerohen.
Problemet dhe bllokimi i numerimit ne dy njesi ne Tirane ka shkaktuar debate ne mbledhjet e sotme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Ne mbledhjen e sotme, ne mesdite, KQZ vendosi shkarkimin e grupeve të numëruesve te PS-se ne njesine 10.
Sipas vendimit te marre, deri në orës 14: 30 minuta, opozita duhet të dërgojë numëruesit e tjere, ne vend te 10 numeruesve te shkarkuar.
Sipas Ristanit, nese ata nuk pranojne te largohen le te nderhyje policia per t’i xnjerre me force. Ne fakt komisioneret nuk pranojne te largohen, pasi sipas tyre ka flete votimi neper tavolinat e numerimit dhe nuk mund t’i lene ashtu.
Ne mbledhjen e radhes, KQZ me shumice votash miratoi propozimet e PS per zevendesimin e komisionereve.
Mbledhja e pare
Nderkohe, ne fillim te mbledhjes, përfaqësuesi i PS-se, Gjoncaj ka akuzuar anetaret e KZAZ-se 54 per largim te pashpjegueshem nga procesi i numerimit. Ai ka kerkuar hetim per kete qe ka ndodhur, duke e cilesuar bllokim te qellimshem.
“Ju telefonova dhe juve për të kërkuar pse”- i eshte drejtuar Ristanit, i cili nga ana e tij i ka dhene urdher nje inspektori te verifikoje se cafre ka ndodhur.
“Ky të jetë rasti i fundit i bllokimit të numërimit. Kjo është e qëllimshme. Bllokohet e zhbllokohet sipas interesit të PD dhe vërej se KQZ nuk e merr në konsideratë këtë fakt.” – tha Gjoncaj.
Nga ana e tij, perfaqesuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti deklaroi se komisioneretkanë shkelur detyrën dhe votën.
KQZ kerkoi që të sqarohet nëse të 5 grupet e numërimit kanë lënë numërimin apo vetëm njëri grup.
© Panorama.al











