Një tërmet i fuqishëm ka goditur ujërat e Indonezisë perëndimore, duke bërë që zyrtarët lokalë të japin një paralajmërim për cunami.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 7.3 ballësh dhe se ka goditur rajonin (420 kilometra) në brigjet e provincës Aceh, Sumatra.
Epiqendra e tij ka qenë 30 kilometra nga fundi i oqeanit.
Arief Akhir, një zyrtar agjencisë gjeologjike të Indonezisë, ka konfirmuar për Associated Press se është lëshuar një paralajmërim për cunami.
Indonezia është shumë e ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit,” në Paqësor.
Një tërmet gjigant jashtë vendit me 26 dhjetor 2004, shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian që vrau 230.000 njerëz, gjysma e tyre ishin nga provinca Aceh.
© Panorama.al











