BERAT- Një 56- vjeçare u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj, duke shënuar kështu krimin e rradhës brenda familjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë, të Beratit ku më mësohet se Resmie Myrteli është goditur me sende të forta në kokë, nga bashkëshorti i saj, Bashkim Myrteli, 61 vjeç. Nga hetimet e para mesohet se ngjarja e rende eshte shenuar pas nje grinjeje te çastit qe dy bashkeshortet kane patur me njeri tjeterin. Çifti jane prinder te 4 femijeve.
Policia mësohet se ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka arrestuar autorin, i cili po merret ne pyetje. Policia pritet te zbardhe shkaqet qe kanë çuar ne kete ngjarje te rende.











