Nisma e PS-së për ndryshimet ligjore, Berisha: Rama duke mbrojtur Lubinë po mbyll dyert e Evropës për Shqipërinë! Komisioni i PE kërkon që Balluku të shkojë atje ku thotë SPAK

Feb 21, 2026 | 13:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët ka komentuar nismën e PS-së për ndryshimet ligjore pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

sali berisha (5)

Berisha u shpreh se mbrojtja që kryeministri Rama po i bën vartëses së tij, po mbyll dyert e Evropës për Shqipërinë.

“Mbrojtja qe po i bën Edi Rama, Lubi Ballukut, pra vetes së tij, ligji që po kalon, është një ligj që mbyll në mënyrë absolute dyert e Europës për Shqipërinë“, tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se edhe delegacioni i Parlamentit Europian që ishte pak ditë më parë në Shqipër, kërkonte pa diskutim të mos pengohet drejtësia dhe që Balluku të shkojë atje ku kërkon prokuroria.

“Tre ditë më parë ishte në Shqipëri delegacioni i Parlamentit Europian që erdhi me kërkesën e opozitës si mision faktmbledhës.

Ju e dëgjuat, kërkonin pa diskutim të mos pengohet drejtësia. Kërkonin që Balluku të shkojë atje ku kërkon prokuroria. Deklaruan se integrim nuk ka në qoftë se mbrohet korrupsioni”, tha ai.

Berisha: Absolutisht është çështje nderi dhe dinjiteti për çdo shqiptar, për të treguar se kurrë nuk pajtohemi me një grup hajdutësh apo me ligje të cilat janë mburojë e qeveritarëve për të na vjedhur ne.

Ne nuk mund të pajtohemi, marrim një aspekt tjetër. Mbrojtja qe po i bën Edi Rama, Lubi Ballukut, pra vetes së tij, ligji që po kalon, është një ligj që mbyll në mënyrë absolute dyert e Europës për Shqipërinë.

Atëherë u shtroj një pyetje dhe besoj se ju e keni parë, sa herë ka reaguar gjatë këtyre kohëve BE me përfaqësuesit e tyre. Tre ditë më parë ishte në Shqipëri delegacioni i Parlamentit Europian që erdhi me kërkesën e opozitës si mision faktmbledhës.

Ju e dëgjuat, kërkonin pa diskutim të mos pengohet drejtësia. Kërkonin që Balluku të shkojë atje ku kërkon prokuroria. Deklaruan se integrim nuk ka në qoftë se mbrohet korrupsioni.

Atëherë, të dashur miq, a nuk është kjo një detyrë atdhetare? A nuk është ky një qëndrim në përputhje me idealet e integrimit evropian të çdo shqiptari?

Atëherë sot ky projekt është vënë në satër nga xhelatë të vërtetë për të mbrojtur interesat e veta. Kështu që duhet t’i rrëshqasë toka nën këmbë jo vetëm në sheshin Skënderbej dhe në Tiranë, por në mbarë Shqipërinë.

Unë jam i bindur, unë jam i sigurt se me punë, me vullnet dhe vendosmëri kjo do ndodhë dhe Edi Rama do largohet nga pushteti si një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar në histori.

© Panorama.al

Te lidhura