Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar dje nismën më të re për të unifikuar kampionatet e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. “Një komb, një kampionat” quhet nisma dhe kjo, sipas aleancës, duhet paraprirë nga një Kuvend i dy federatave, që duhet të dalin me një marrëveshje dhe strategji të përbashkët. “Një komb, një kampionat” përfshin një konkurrim të përbashkët të përfaqësive të futbollit të të gjitha qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë, hapjen e negociatave me të gjitha institucionet ndërkombëtare, si UEFA dhe FIFA për zyrtarizmin e këtij objektivi me qëllim njohjen dhe standardizimin e të gjitha kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosovë, si një trup i vetëm”, tha drejtori ekzekutiv i Aleancës, Redi Rama.











