TIRANE- Te paligjshem e ka quajtur kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla largimin nga puna të 70 punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral në kryeqytet.
Sipas tij, punonjësve nuk i është dhënë asnjë dokument dhe arsyet e largimit të tyre nga puna duke thyer kështu edhe kodin e punës.
Ne nje reagim te tij per mediat, pas deklarates se nenkryetares se bashkise, ai thote se sipas vete punonjesve lajmi per largimin nga puna eshte bere ne 23 nëntor 2011 me shkrim.
“Punonjesve iu tha se ndërmarrja do të ristrukturohet dhe punonjësit do të transferohen në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit. Kur janë paraqitur në datën 3 në detyrë, atyre u është komunikuar largimi nga detyra” tha ai.
© Panorama.al











