Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara është pritur nga Michael Rigas zëvendësi i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.
Takimi u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe roli i Kuvendit të Shqipërisë në avancimin e reformave kyçe, forcimin e shtetit të së drejtës.
Gjatë takimit u trajtua edhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte nxitja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe teknologjinë.
Në bisedë u diskutua edhe situata në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë te stabiliteti rajonal dhe zhvillimet në Kosovë.
© Panorama.al













