Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka zbuluar se kryeministri Edi Rama ia ka dorëzuar drejtimin tregtarit të armëve Ron Yeffet, një emër që është i lidhur ngushtë edhe me Ardi Veliun.
“Më thonë tani që Rama ka zgjedhur tani Ron Yeffet-in. Ron Yeffet është tregtari i armëve i Edi Ramës bashkë me Ardi Veliun. Nuk e dija. Tani marr vesh që është Edi Rama, po the Ron Yeffet, thuaj Edi Rama, njëlloj”, tha ai në një takim në selinë e PD-së.
Sipas kreut të PD-së, ndërmarrja shtetërore e naftës do të menaxhohet nga Yeffet, por në fakt do të jetë e kryeministrit Rama, i cili sipas Berishës një ditë, pasi të “vjedhë e të vjedhë”, Rama do ta falimentojë siç bëri me kompaninë ajrore Air Albania.
“Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës, do me thënë do e marrë për vete Edi Rama dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë e të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania. Pra është në Sinan Idrizi i dytë ky. Sinanit i mori Rama përsipër borxhet”, tha Berisha.
Ai theksoi se PD ka përgatitur projektligjet dhe amendamentet që do dërgohen në Parlament për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë në akcizë.
Berisha: Më thonë tani që Rama ka zgjedhur tani Ron Yeffet-in. Ron Yeffet është tregtari i armëve i Edi Ramës bashkë me Ardi Veliun. Nuk e dija. Tani marr vesh që është Edi Rama, po the Ron Yeffet, thuaj Edi Rama, njëlloj.
Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës, do me thënë do e marrë për vete Edi Rama dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë e të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania. Pra është në Sinan Idrizi i dytë ky. Sinanit i mori Rama përsipër borxhet.
Sigurisht që janë përgatitur ligjet dhe amendamentet për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë në akcizë, dhe ndërhyrja është shumë e domosdoshme sepse e vërteta është një, kjo krizë energjie, e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, nuk mund të parashikohet, dhe në fakt, po të kemi parasysh gjeografinë e naftës, i intereson shumë Europës.
Nga ajo zonë është Europa importues kryesor, dhe kushtet në të cilat Rusia në armiqësi dhe në luftë kundër Europës, pra kjo është një krizë ndaj të cilës duhet qëndruar me vendosmëri më të madhe. Do dërgojmë në parlament dhe shanset janë jo reale që aty të prevalojë arsyeja.
© Panorama.al












