Një fole prostitucioni është goditur nga policia ditën e sotme, ndërsa në pranga ranë edhe dy gra të huaja.
Të ndaluarat janë njëra nga Kazakistani dhe një tjetër nga Turqi, të cilat u kapën nga Policia e Fierit.
Të arrestuarat janë Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.
Burime zyrtare thanë se ato ushtronin prostitucion në banesën e marrë me qira në Fier. Gjithashtu gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:
Y.Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.
Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
© Panorama.al












