Nga Saranda në Kavajë për vjedhje banesash në seri, arrestohet 25-vjeçari! I sekuestrohen pesë ora, unaza dhe…

Feb 2, 2026 | 15:10

Një 25-vjeçar nga Saranda, i akuzuar për vjedhje në seri në Kavajë, është arrestuar ditën e sotme.

kavaje

Policia vendore e Kavajës njoftoi operacionin e koduar “Houses”, në kuadër të hetimeve për vjedhje në banesa.

“G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë dhe i dënuar më parë për të njëjtin krim, u kap dje pas kryerjes së një vjedhjeje në një banesë në lagjen nr. 2. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se kishte tentuar të vidhte edhe në dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj”, bëri me dije policia.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa aksesorë të vjedhur, përkatësisht pesë orë dhe tre unaza.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet për të zbardhur çdo vjedhje tjetër që mund të ketë kryer i riu vijojnë.

© Panorama.al

Te lidhura