Nga Putin deri te kancelari gjerman/ Liderë nga e gjithë bota urojnë presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Jan 20, 2025 | 22:41

Liderë nga e gjithë bota uruan Donald Trump, i cili sot (20/01) u bë president i SHBA-ve për herë të dytë.

d

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, me deklarata identike përmes “X”, i kanë drejtuar “urimet më të ngrohta” presidentit të ri të SHBA-së.

“BE pret të punojë ngushtë me ju për të adresuar sfidat globale. Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të rrisin sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik”, theksojnë Von der Leyen dhe Antonio Costa.

Postimi i Mark Rutte

Ndërsa Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i SHBA-së, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha në një postim se Aleanca do të rrisë me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes pasi presidenti i ri i SHBA ka paralajmëruar se do të kërkojë nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

“Me Presidentin Trump të rikthyer në pushtet, ne do të rrisim ndjeshëm shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes”, shkroi Rutte në një postim në X. “Ditët më të mira të aleancës nuk kanë ardhur ende,” tha Netanyahu Congratulations President Trump! Sara and I send our warmest wishes to you, Melania and the American people on your second inauguration as President of the United States. ????@realDonaldTrump pic.twitter.com/AMlTQFRMMP — Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) January 20, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump, duke parashikuar se “ditët më të mira” në marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijnë në vitet e ardhshme.

“Ditët më të mira të aleancës sonë nuk kanë ardhur ende”, tha Netanyahu në një video-mesazh.

“Besoj se bashkëpunimi ynë do ta çojë aleancën SHBA-Izrael në lartësi edhe më të mëdha”, shtoi kryeministri izraelit.

Reagimi i Putinit dhe Trudeau

Presidenti rus Vladimir Putin uroi homologun e tij amerikan dhe tha se ai ishte “i hapur për dialog” për Ukrainën për të arritur “paqe të qëndrueshme” tre vjet pas nisjes së ofensivës së tij ndaj vendit fqinj.

“Ne jemi më të fortë kur veprojmë së bashku”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau, duke uruar Trump për inaugurimin e tij.

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë partneritetin ekonomik më të frytshëm në botë dhe janë partneri tregtar numër një i njëri-tjetrit,” tha kryeministri kanadez, i cili ka frikë se presidenti amerikan do të zbatojë kërcënimin e tij për të vendosur tarifa në 25%.

“Qëllimi ynë është gjithmonë të mbajmë marrëdhënie të mira transatlantike”, tha Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz uroi vazhdimin e “marrëdhënieve të mira transatlantike” me SHBA-në, “aleatin më të ngushtë të Gjermanisë”.

“Sot, Presidenti Donald Trump merr detyrën. urime! Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i afërt dhe qëllimi ynë i politikës është të mbajmë gjithmonë marrëdhënie të mira transatlantike. BE, e cila ka 27 anëtarë dhe më shumë se 400 milionë qytetarë, është një bashkim i fortë”, ka shkruar lideri gjerman.

Urimi i kryeministrit indian, Narendra Modi

Kryeministri indian Narendra Modi uroi “mikun e tij të dashur” Donald Trump dhe tha se “pret me padurim” të “punojë përsëri ngushtë” me Trump për të “ndërtuar një të ardhme më të mirë për botën” që “do të përfitojë gjithashtu dy vendet tona”.

Mesazhi i Charles për Trump

Mbreti Charles III i dërgoi një mesazh personal urimi Donald Trump, duke përmendur “marrëdhënien e veçantë dhe të qëndrueshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara”.

© Panorama.al

Te lidhura