Nga pa skuadër, drejt Championsit, Albaneze i dhuron titullin Egnatias

Jun 6, 2026 | 16:34

Futbollisti me origjinë belge, Alesandro Albaneze, po përjeton një rilindje të jashtëzakonshme në karrierën e tij.

albanese

Vetëm pak muaj pasi mbeti pa skuadër dhe u largua i zhgënjyer nga klubi belg RFC Liezh, 26-vjeçari ka arritur të shkruajë historinë në futbollin shqiptar me fanellën e Egnatias.

Mesfushori-sulmues ishte protagonisti absolut në ndeshjen vendimtare për titullin kampion, duke realizuar të dy golat që i siguruan Egnatias kurorën e kampiones së Shqipërisë.

Një sukses i madh për lojtarin, i cili sezonin e kaluar përjetoi një periudhë të vështirë pas largimit nga RFC Liezh.

“Kalimi nga statusi i lojtarit pa skuadër në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve është diçka e pabesueshme”, shkruajnë mediat belge për historinë e Albanezes, që ka gjetur formën më të mirë të karrierës në kampionatin shqiptar.

Falë paraqitjeve të tij dhe triumfi t në kampionat, Egnatia do të ketë mundësinë të garojë në turin kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa Albaneze pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës edhe në aventurën europiane.

Historia e 26-vjeçarit është një dëshmi se futbolli mund të ndryshojë gjithçka brenda pak muajsh: nga pasiguria e të qenit pa ekip, te statusi i heroit që sjell titullin kampion dhe ëndrrën e Ligës së Kampioneve. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura