Nexhmije Pagarusha sjell “Bareshën” me video!

Jan 11, 2012 | 17:16

E kënduar për breza të tërë, kënga e Artistes së Merituar, Nexhmije Pagarusha, “Baresha” është kurorëzuar me video.

Është këngë e realizuar në vitin 1966, nga kompozitori Rexho Mulliçi, me tekst të Rifat Kukajt, e ekzekutuar nga orkestra popullore asokohe e Radio Prishtinës, nën drejtimin e Isak Muçollit.

Kënga “Baresha” konsiderohet si një nga kryeveprat e interpretimeve të zonjës Pagarusha, e cila ndryshe njihet edhe si Bilbili i Kosovës.

Videoklipi është prodhuar nga kompania “Koperativa” dhe Muzeu i Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës

© Panorama.al

Te lidhura