
Bashkia e Tiranës ka ftuar të gjithë qytetarët që në ditën botërore pa makina, të paraqiten në punë apo vende të tjera, me biçikletë.
Në nje njoftim të Bashkisë së Tiranës, thuhet se nesër “duke nisur nga Kryetari dhe çdo punonjës i saj do të paraqiten në punë me biçikletë, në këmbë ose me mjete të transportit publik, për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut”
Nisur nga angazhimi i Bashkisë për pastërtinë në qytet dhe reduktimin e ndotjeve, sipas saj, nesër është një moment i mirë për të dhënë një mesazh, për t’u kujdesur për qytetin tonë, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë.











