“Nëse votoni kënetën hyni në gjynah, mbani rrugëve një njeri që duhet të ishte në shtëpi”- Rama ironizon Berishën: Bababufi që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, mosha e ka lajthitur!

May 5, 2025 | 12:13

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Devollit.

Screenshot_31

Teksa kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e 11 Majit, Rama nuk kurseu ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike.

“Nëse votoni kënetën, hyni në gjynah sepse mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi”, tha Rama.

Edi Rama: Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.

Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku.

© Panorama.al

Te lidhura