VLORE- Aleanca Kuq e Zi, nga qyteti i Vlores njofton ngritjen e një komisioni për organizimin e festave të nëntorit, duke deklaruar se festat kombëtare nuk duhet të shënojnë ndarje politike. Përmes një deklarate për mediat, AK I bën thirrje gjithë qytetarëve të jënë në Vlorë, në sheshin e Flamurit më 26 nëntor.
Sipas saj, sheshi do të mbulohet nga flamuri kuq e zi, i cili duhet të bashkojë të gjithë faktorët në vend. “Festa është e patriotëve dhe jo e politikanëve, ndaj për festat kombëtare nuk duhet të ketë ndarje politike”- thonë përfaqësues të AK.











