Nëna padi kunatit: Abuzoi seksualisht me 2 vajzat

Sep 15, 2011 | 10:09
Policia e Korçës

KORCË- Një grua në Korcë ka denoncuar në polici kunatin e saj, 30 vjecar, vëllanë e bashkëshortit, pasi sipas saj ngacmonte seksualisht dhe abuzonte me dy vajzat e saj të vogla.

Gruaja, Juljana. Z. banore e lagjes numer 10 ne kete qytet, ka rrëfyer në polici se ajo ka qenë në dijeni të ngacmimeve, pasi ka parë shenja në trupin e  fëmijëve dhe për këtë i ka treguar edhe bashkëshortit, por ky i fundit, jo vetëm që nuk e ka lejuar të denoncojë, por edhe e ka dhunuar vazhdimisht.

Pas denoncimit, ekspertë së bashku me fëmijët i janë drejtuar mjekësisë ligjore për të bërë verifikimet e rastit pas denocnimit të nënës e per te mberritur ne nje perfundim nese ka pasur abuzim seksual me to. Ne perfundim ekspertiza provoi ngacmimin dhe veprimet e turpshme.

© Panorama.al

Te lidhura