“Në vend që të dilnim në shesh në maj, dolëm në janar” – Salianji kritik: Cili është mesazhi i protestës së PD? S’protestohet me fishekzjarre! Lëvizja ime ka bërë që…

Feb 11, 2026 | 21:37

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji u shpreh kritik ndaj lidershipit të selisë blu, teksa shtroi pyetjen se cila është arsyeja që po mban protestat kombëtare.

salianjiii

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News 24, ish deputeti theksoi se strategjia që po ndjek PD është e gabuar, duke shtuar se do të duhej të kishte dalë në shesh që në muajin maj, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, dhe jo në janar.

Salianji thotë se është e papranueshme që sot të flitet për molotovët, ndërkohë që PD do të duhej që të komentonte sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë, lidhur me çështjen e zëvendës kryeministres së pezulluar dhe nën akuë Belinda Balluku.

 “Jam krenar për çdo protestues që del në shesh kundër qeverisë. Nga ana tjetër mua s’më vjen mirë, prandaj kam nisur një lëvizje se lidershipi i PD nuk është i qartë në atë që kërkon. Këtë që po thoni sot, fatkeqësisht, shpresoj të mos jetë e qëllimshme, i shërben Edi Ramës. Sepse PD duhet të bënte ose revoltë pa fjalime dhe të linte qytetarët vetë ose duhet të flitej sepse sot nga diskutimi që Rama i bën drejtësisë, flasim për molotovë.

E patë që ndërkohë që ndodhi kjo, shumë njerëz e ndjejnë te vetja e vet si formë reagimi revoltën nga shtëpia se si po na vjedhin. Sot lidershipi i PD pasi tha për 3 muaj se me Ramën nuk ulemi më, ishte palë që përfaqësuesi i PD dhe i PS ishin këtu të dy ngjitur. Nuk është me buton revolta.”, u shpreh ai.

Ai u shpreh kritik ndaj PD, teksa tha se do të duhet të sqarojë se cili është mesazhi që kërkon të përcjellë partia me këtë protestë.Salianji tha se nuk mund të protestohet me fishekzjarrë, në një kohë kur qeveritarët kanë treguar se po vjedhin qytetarët çdo ditë.

Kur PD, në këtë rast, po jep zë dhe mundësi qytetarëve që të shprehen, nuk mund të tërhiqen. Nuk jam as për fishekzjarre. Ça kemi për fishekzjarrë ngaqë shpëtoi Balluku. Ca gëzimi kemi ne se po na vjedhin. Ky termi kilometri i fundit, lidershipi i PD është në gabim. Lëvizja që po zhvilloj unë ka bërë që PD të dalë në revoltë. Ku ka kauzë më të rëndësishme për një vend që zyrtarisht PD dhe raporti i OSBE-ODIHR janë vetë zgjedhjet.

Ne duhet të dilnim në maj për të reaguar, por dalim në janar. Cili është mesazhi që ka kjo protestë? Kërkojani drejtuesve të partisë. A kishte një mesazh, ai ishte protestë kundër zgjedhjes së zgjedhjeve, kthimit së parlamentit në skandal, kundër vendimmarrjes së GJK, për të mbrojtur SPAK, për të larguar Edi Ramën? T’i vendosim një kokë protestës dhe të jetë një kokë serioze.”, u shpreh Salianji.

© Panorama.al

Te lidhura