Në hetim dy shoqëruesit e Kryekomisar Tahirajt

Sep 20, 2012 | 21:56

Dy shoqëruesit e Shefit të Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem  Tahiraj, i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë, kanë patur të gjithë mundësinë për të kryer veprime për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta  kapur dhe arrestuar  atë.

Zëdhënësi i Ministrise se Brendshme, Leonard Olli tha se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme ka kryer veprime hetimore në ngarkim të dy punonjësve të policisë, Fatmir Hoxha dhe Kastrit Gosturani, mbi te cilet rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Pas kryerjes së hetimeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka bërë ndalimin  e punonjësit të policisë, Fatmir Hoxha për vepren penale të shpërdorimit të detyrës, dhe  ka shpallur në kërkim policor  punonjësin tjetër të policisë Kastriot Gosturani, i cili i është shmangur hetimit  të kryer nga ana e SHKB-së.

© Panorama.al

Te lidhura