Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliajt është paraqitur në GJKKO.
Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.
Ndërkohë Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt te vitit te kaluar dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
© Panorama.al












