“Ne duam të ndërtojmë një popull të pasur”- Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Atdheu ka nevojë, ne duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike!

Apr 13, 2025 | 13:40

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Korçës.

Screenshot_24

Gjatë fjalës së tij në Korçë, Lapaj tha se Shqipëria ka nevojë të bëhet një vend  demokratik.

Lapaj tha se qytetarët shqiptarë duhet të qëndrojë vendin e tyre e të mos emigrojnë.

“Ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike. Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë buxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së. Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale.

© Panorama.al

Te lidhura