Ndryshimet në Asamblenë e PS, kryeministri Rama mbledh nesër në seli drejtuesit politikë të qarqeve! Ja çfarë pritet të diskutohet

Mar 21, 2026 | 19:58

Pak orë pas ndryshimeve të miratuara sot (21 mars) në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që u mbajt në Durrës, kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e radhës.edi ramaAi ka thirrur në një mbledhje nesër më 22 mars në selinë e PS-së, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, përfshi edhe ata 6 që ndryshoi në mbledhjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e PS, duke nisur nga ora 10:00.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal pas riorganizimeve të fundit.

Në ndryshimet e kryera, ra në sy zgjedhja e dy ministrave të rinj si krerë politikë, respektivisht Ermal Nufit të Mbrojtjes në qarkun e Lezhës, duke zhvendosur ish-ministrin Ulsi Manja drejt Dibrës dhe Enea Karakaçit të Infrastrukturës në qarkun Shkodër, duke zëvendësuar kryebashkiakun Benet Beci.

Kurse Belinda Balluku, Zv/kryeministrja e shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga SPAK-GJKKO, pasi iu mbrojt imuniteti me 82 votat e mazhorancës në Parlament, është shpërblyer përsëri si drejtuese politike në qarkun Fier.

Eduart Shalsi u largua si drejtues i qarkut Kukës, kurse Blendi Klosi u zhvendos nga Dibra në Durrës. Në Tiranë drejtimin politik e mori Taulant Balla.

DREJTUESIT NË QARQE:

Tiranë- Taulant Balla

Durrës-Blendi Klosi

Shkodër- Enea Karakaçi

Lezhë- Ermal Nufi

Kukës- Erion Malaj

Dibër- Ulsi Manja

Elbasan- Arbian Mazniku

Fier- Belinda Balluku

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

Berat- Ervin Demo

Vlorë- Bledi Çuçi

© Panorama.al

Te lidhura