Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, shpallen emrat e rinj që marrin drejtimin e disa qarqeve

Jun 23, 2026 | 9:13

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në vend.

Policia e Shtetit

Pasi u shpallën fitues në garën për Drejtor Qarku, Ardrit Elmazi u emërua si Drejtor i Policisë Kukës, Dashamir Spaho merr drejtimin e Policisë Shkodër ndërsa Xhevahir Karaj emërohet në krye të Policisë Dibër.

Ndërkohë, Armir Gjikolaj është larguar nga drejtimi i Policisë Dibër pas dorëheqjes së tij dhe është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Po ashtu, Idris Daulle është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Policinë e Durrësit.

Ndryshimet e reja përfshijnë edhe emërimin e Erion Dumës si Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, Klodjan Çekës si Shef i Komisariatit Malësi e Madhe dhe Sokol Myrtës si Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

EMERIMET E REJA:

-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

© Panorama.al

Te lidhura