Ndodh më e keqja para Polonisë, golashënuesi kryesor i Kombëtares mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë

Mar 16, 2026 | 19:28

Rei Manaj ka mbyllur sezonin me Sivasporin, pasi dëmtimi i pësuar dje rezulton i rëndë. Lajmi është konfirmuar sot nga klubi turk. Kështu do të jetë mungesë e rëndësishme për trajnerin Silvinjo në Kombëtare.

Screenshot 2026-03-16 190719

Raportimi i Sivasporit:

“Rey Manaj: Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë”.

Shqipëria humb kështu golashënuesin kryesor para sfidës me Poloninë. Manaj u kthye në merkaton e dimrit te Sivaspori, që rrezikoi me aktivizimin dje. Ky vendim rezultoi i gabuar për klubin turk, pasi Manaj kishte shfaqur probleme edhe në stërvitje.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Lajm i keq për Silvinjon, shikoni momentin kur dëmtohet golashënuesi kryesor i Kombëtares

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura