Laureatja keniane e çmimit “Nobel për paqe”, Vangari Mathaj, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Ajo u bë e njohur për promovimin e të drejtave të grave dhe për një qeveri transparente, duke u bërë gruaja e parë afrikane që mori çmimin më të lartë të paqes. Mathaj e ka fituar çmimin “Nobel për paqe” në vitin 2004. Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, ajo kishte thënë se “Zgjidhja për shumicën e problemeve tona do të duhej të vinte nga ne. Si gruaja e parë afrikane që marr këtë çmim, unë e pranoj atë në emër të popullit të Afrikës, të Kenias, dhe në të vërtetë të të gjithë botës”, ishte shprehu Mathaj. Ajo është zgjedhur anëtare e Parlamentit kenian në vitin 2002 dhe ka shërbyer si ministre për disa kohë. Mathaj vuante nga sëmundja e kancerit dhe vdiq në Nairobi.











