Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Berisha mesazh ngushëllimi: Kontributi i tij në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, i pavdekshëm

Jan 25, 2025 | 15:20

Kreu i Partisë Demokratike, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

berisha janulllatos

Berisah shprehet se kontributi i tij për ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, është i pavdekshëm.

Mesazhi i Berishës:

Të dashur miq!

Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.

© Panorama.al

Te lidhura