Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, kryeministri Rama: U prehtë në paqe! Ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij dhe besimtarëve ortodoksë

Jan 25, 2025 | 12:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në spitalin grek ku po kurohej prej javësh.

Kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet për bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit të ndjerë dhe të gjithë besimtarëve Ortodoks.

 

“Më lejoni t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe, ti përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama, në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Edi rama shteti Bektashi (4)

© Panorama.al

Te lidhura