Ndarja nga jeta e futbollistit Fatjon Bunjaku, Elbasani njofton me dhimbje për homazhe

Jun 7, 2026 | 13:26

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur futbollin në Shqipëri dhe Kosovë. Pas aksidentit me makinë, ëndrrat e tij u shuan në moshën 22-vjeçare.

Screenshot 2026-06-07 125358

Elbasani do të zhvillojë sot homazhe për futbollistin e tij. Verdheblutë njoftojnë se do të jenë nga ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

NJOFTIMI I ELBASANIT

“Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit,

Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.

Le ta nderojmë sëbashku kujtimin e Fatjonit”.

Screenshot 2026-06-07 125132

© Panorama.al

Te lidhura