PRISHTINE- Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës, përfshirë disa drejtorë, për “shpërdorim të detyrws ose të autorizimit”.
Policia njoftoi se ,arrestimi është kryer sot nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia e Prishtine.
Të ndaluarit dyshohen për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka, shkruan gazeta Express.
Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve lidhur me kryerjen e Veprës Penale të permendur mw lart, dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumen prej qindra mijëra euro, thuhet në një komunikatë shtypi të policisë.
Personat e dyshuar janë: R. Sh. (1943), E. T. (1960), Q. B. (1966), R. S. (1960), H. K. (1965), H. F. (1964).
Me urdhër të Prokurorit Publik të Qarkut, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
© Panorama.al











