Ndahet nga jeta ylli i “Spartacus”, Andy Whitfield

Sep 12, 2011 | 17:32

Aktori Andy Whitfield, i njohur për rolin e tij në serialin televiziv “Spartacus”, është ndarë nga jeta në Sidnej, Australi.

Ai ishte 39 vjeç dhe prej më shumë se 18 muajsh vuante nga kanceri.

Aktori, i cili luajti në vitin 2010 në filmin “Klinika” dhe në vitin 2007 në “Gabriel”, u detyrua të linte rolin e tij tek “Spartacus” për shkak të sëmundjes.

Ishte gruaja e tij, Vashti Whitfield e cila njoftoi ndarjen nga jeta të Andi Whitfield. Ajo tha se bashkëshorti i saj kishte humbur betejën 18 mujore me sëmundjen e kancerit.

Whitfield ka lindur në Uells dhe më pas është zhvendosur në Australi.

© Panorama.al

Te lidhura