Ndahen çmimet kombëtare të letërsisë 2012 “Penda e Argjendte” dhe çmimet e gazetarisë kulturore “Teodor Keko

Dec 9, 2013 | 18:42

Alma Mile duke marrë çmimin

TIRANE- Ministria e Kulturës ka ndarë sot çmimet letrare të vitit “Penda e Argjendte 2012” dhe çmimi për gazetarinë kulturore të shkruar “Teodor Keko”. Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro njoftoi se vitin tjetër nuk do të ketë kaq shumë çmime.

“Duke filluar nga viti tjetër jemi të mendimit që me fondet publike dhe në emër të një politike kulturore që duhet të nxisë cilësinë letrare, do të jepet vetëm një çmim për veprën letare më të mirë shqipe të vitit, që do të përzgjidhet nga një juri kritike profesioniste, e pavarur nga zyrtarët e Ministrisë.”- tha ajo.

Ministrja, Mirela Kumbaro gjate fjales se saj

Nga ana tjetër, vlerësime stimuluese të fushave të ndryshme të krijimtarisë dhe kritikës letrare dhe nisma nxitëse do të shtjellohen gjatë vitit në një kalendar letrar që do të shenjojë momente të ndryshme siç është dita botërore e librit, dita botërore e përkthimit, Panairi i librit, etj, theksoi Kumbaro.

Sipas saj, viti 2014 do të jetë padyshim një vit me risi dhe politika nxitëse për krijuesit e letrave, autorët dhe përkthyesit.

Çmimet e ndara sot

Romani

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për romanin në vitin 2012:

Romani “Valsi i lumturisë”, i autorit Ylljet Aliçka

“Për ironinë e spikatur dhe përsosjen e saj deri në grotesk dhe imazhet e gjalla në rrëfim të kapërcyellit të kohërave.”

Tregimi

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për tregimin në vitin 2012:

Vëllimi me tregime“Perla”, i  autorit Ardian-Christian Kyçyku

“Për kërkimin, guximin dhe përputhjen e kënaqësisë së shkrimit me kënaqësinë e leximit.”

Poezia

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për poezinë në vitin 2012:

Vëllimi poetik“Një ballkanas në Londër”, i autorit Rudolf Marku

“Për imazhet e gjalla dhe të veçanta, për ironinë dhe humanizmin e thellë.”

Autori debutues

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për veprën debutuese në vitin 2012:

Romani“Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, i autorit debutues Darien Levani

“Për rrëfimin elegant dhe atmosferën e këndshme të të rrëfyerit.”

Përkthimi

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për veprën e përkthyer në vitin 2012:

Vëllimi“Delfini” i autorit Robert Lowell, të përkthyer në shqip nga Parid Teferiçi

“Për mjeshtërinë e sjelljes në shqip të poetikës së një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë të shek.XX.”

Kritika

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për kritikën në vitin 2012:

Vepra kritike “Don Kishoti shqiptar”, e autorit Ali Aliu

“Për aventurën e një leximi të ri të letërsisë shqipe.”

Ese

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për esenë në vitin 2012:

Vepra eseistike “Kristo Kirka”, e autorit Uran Butka

“Për zbulimin dhe portretizimin e një prej figurave më të spikatura të botës shqiptare.”

Letërsi për fëmijë

Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për letërsinë për fëmijë në vitin 2012:

12 romanet “Unë jam Kronosi-mbreti i kohës”, të autorit Thanas Jorgji

“Për korpusin prej 12 romanesh ku ngërthehen aventurat, gëzimi dhe mençuria fëminore.”

Çmimi i Gazetarisë “Teodor Keko” 2012

Alma Mile “ Për ndihmesën cilësore në vënien në pah të vlerave dhe risive në raportimin publicistik për vitin e 100 – vjetorit të Pavarësisë”

Aida Tuci “ Për ndihmesën cilësore në vënien në pah të vlerave dhe risive në raportimin publicistik pë rvitin e 100 – vjetorit të Pavarësisë”

 

© Panorama.al

Te lidhura