Nata në veri ka kaluar e qetë, ndonese serbet kane perforcuar barrikadat. Policia e Kosoves deklaron se nuk ka pasur as tubime, as protesta të serbëve. “Nata deri më tani ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Situata tani në mëngjes është e qetë”- thote Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Në të gjitha rrugët që çojnë nga veriu në drejtim të Serbisë, serbët kanë vendosur barrikada, duke pamundësuar kështu pjesëtarët e EULEX-it, KFOR-it dhe policëve e doganierëve shqiptarë të lëvizin në këtë drejtim.
Barrikadat gjatë natës janë përforcuar nga ana e serbëve duke shkarkuar sërish zhavorr nëpër rrugë.
Shumë serbë kanë qëndruar gjatë natës nëpër barrikada në afërsi të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, përkatësisht në Rudare dhe Zupç, ndërsa kanë vëzhguar edhe urat mbi lumin Ibër dhe të gjitha rrugët tjera të cilat çojnë në drejtim të veriut.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se ë veri të Kosovës ndodhen edhe kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq dhe ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq./Kosovapress/
© Panorama.al











