NASA: Asteroidi i afrohet Tokës, por nuk e godet

Nov 8, 2011 | 11:06

Një asteroid, më i madh se një aeroplanmbajtës, pritet që të martën pas mesnatës të jetë më afër Tokës sesa Hëna, duke u dhënë shkencëtarëve mundësi të rrallë që të bëjnë studime pa dërguar sonda në hapësirë. Shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, që e kanë krijuar grafikun e lëvizjes së asteroidit, i emëruar “2005 YU 55”, thonë se distanca më e afërt me Tokën do të jetë të mërkurën, herët në mëngjes, 28 minuta pas mesnatës. Ata thonë se asteroidi nuk do ta godasë Tokën, por do t’i shmanget asaj për 320 mijë kilometra. Kjo është distanca më e afërt që ndonjë asteroid i kësaj madhësie i është afruar Tokës.

© Panorama.al

Te lidhura