Mungesa e energjisë, banorët bllokojnë rrugën

Jul 3, 2011 | 10:08
Foto Ilustruese

FIER- Mungesa prej një jave e energjisë elektrike ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Ndërmenas.

Ishin me dhjetra banorët që per me shume se 1 ore  kanë bllokuar aksin rrugor Fier- Seman.

Ata kërkojnë nga autoritetet përkatëse kthimin sa më shpejt të energjisë.

Banorët thonë se mungesa e energjisë ka ardhur nga djegia e transformatorit, dhe askush ende nuk e ka zëvendësuar atë, duke bërë që prej një jave në shtëpitë e tyre të mungojë energjia elektrike.

© Panorama.al

Te lidhura