“Mund të zgjasë deri në 7 ditë!”- Bllokohet qarkullimi edhe nga pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, zbulohet shkaku! Reagon dhe Policia Kufitare

Jan 25, 2026 | 11:40

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

pika kufitare qafe thane

Mësohet se “duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj”.

Autoritetet thanë se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë:

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit se për shkak të një proteste që do të zhvillohet në tokën maqedonase, nga një shoqëri e transportit të mallrave, do të bllokohet lëvizja e mallrave në hyrje-dalje, me pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut.

Duke filluar nga ora 00:01, e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja për në Republikën e Maqedonisë dhe në orën 12:00, të po kësaj date, do të bllokohet dalja nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Protesta është planifikuar të zgjatë 7 ditë, nëse nuk do të ketë përpjekje për kapërcimin e problemit.

Do të lejohen të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që mund të jenë të ngarkuara me medikamente mjekësore ose bagëti. Gjithashtu do të lejohet dhe lëvizja e automjeteve të udhëtarëve”.

© Panorama.al

Te lidhura