MPJ përshëndet arrestimin e Ratko Mlladiç

May 26, 2011 | 17:07

Menjëherë pas njoftimit për arrestimin e të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit, Ratko Mlladiç, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë e ka përshëndetur arrestimin e tij.

“Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë”- thuhet në reagimin e MPJ

Ministria e punëve të Jashtme, e konsideronë arrestimin e tij si një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, duke shprehur besim se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon.

© Panorama.al

Te lidhura