Moti i keq ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh, teksa prurjet e lumenjve kanë shkaktuar edhe mbingarkesë në hidrocentralet e vendit.
Situata paraqitet kritike kryesisht në zonën veriore të vendit, aty ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e HEC-eve, që pasi hapen portat vërshojnë mbi qytetet e ultësirës veriperëndimore si Shkodra dhe lezha.
Sot (9 janar) njoftohet se janë hapur portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, duke shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj. Nga hidrocentrali i Ulzës po derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga ai i Shkopetit rreth 450 metër kub në sekondë.
Si pasojë e kësaj rritjeje, disa fshatra në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës janë përmbytur. Kjo edhe për shkak të problematikave që kanë hidrovoret në këtë qark në mënyrë të përsëritur.
Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat e rrezikuara.
© Panorama.al












