Moska zbulon gurin “spiun”, Londra: Është i yni

Jan 20, 2012 | 15:12

Shërbimet Sekrete në Moskë kanë zbuluar një gur që përmbante aparate elektronike në pjesën e brendshme. Britanikët e kanë pranuar: guri ishte vendosur prej spiunëve të tyre për të marrë informacion në Rusi. Historia e zbulimit nisi në vitin 2006, kur Shërbimet Sekrete Ruse përhapën imazhe të një qytetari britanik që kalonte shumë herë afër gurit në një park në Moskë. Në një tjetër video, duket një burrë që e shtynte gurin me këmbë dhe një tjetër që e merrte me vete. Një tjetër filmim zbulon sekretin: guri kishte brenda një aparat në gjendje për të mbledhur të dhëna. Një agjent britanik i filmuar nga ruset, merrte gurin dhe shkarkonte të dhënat. Fillimisht Londra tha se kjo ishte “fantazi” e Moskës. Por tani… “është i yni dhe është pak e sikletshme si histori”, kanë pohuar ata pas zbulimit të filmimeve.

© Panorama.al

Te lidhura