Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i është drejtuar qeverisë përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se investimi te dija dhe edukimi ka rëndësi më të madhe sesa ndërtimet fizike.
Cara ka publikuar në Facebook pjesë nga fjala e tij drejtuar ministres së arsimit, Mirela Kumbaor gjatë punimeve në një Komision Parlamnetar.
“Sipas meje, zonja ministre pas një viti nuk duhet të mburremi vetëm për shkollat që ndërtohen, por mbi të gjitha për mësuesit e studentët cilësorë që prodhojmë. Nëse ne përqendrohemi vetëm tek ndërtime, kjo nuk mjafton. Dija është monedhë më e fortë,” thotë Cara.
Ai shton se çështja nuk është politike, por një përgjegjësi ndërbreznore: “Kjo nuk është problem PD-PS, por e brezave. Pas disa vitesh, do të na vijë turp nëse nuk marrim masa për të përgatitur të rinjtë për të ardhmen.”
Cara nënvizon rëndësinë e formimit cilësor të mësuesve, duke e cilësuar si bazën kryesore për të arritur studentë të përgatitur dhe shoqëri të fortë.











