“100 Vitrinat” vazhdon. Mediaset ka vendosur të rinovojë kontratën për 300 nga punonjësit e seriali, që është në transmetim prej 10 vitesh në Canale 5. Grupi i prodhimit pat njoftuar një dhjetor se serialit i kishte ardhur fundi për shkak të shpenzimeve të shumta. Ky vendim kishte shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga aktorët e gjithë punonjësit e tjerë, sepse ishte një zgjedhje që vinte në rrezik një realitet të vogël, por të rëndësishëm, tek e fundit, një serial që ka bërë gati të njëjtët shikues sa Beautifuli. Berlusconi, e pat përcaktuar serialin si një superluks për një televizion komercial që edhe pse ndiqet ka kosto shumë të lartë kur mendon që bëhet fjalë vetëm për 20 minuta në ditë. Por duket se e gjithë kjo ka kaluar falë edhe gatishmërisë së gjithë stafit, atij artistik, teknik e gjithë të tjerëve që kanë pranuar të punojnë në kushte minimale. Javët e shkuara, “100 Vitrinat” arriti numrin e 2500 serive dhe për të festuar, sot, jepet në Canale 5 një seri speciale.











