“Mos e hidhni votën në kënetë, është e kotë!”- Rama thirrje prindërve: Votoni për PS-në, bëjeni për fëmijët tuaj që të pajisen me pasaportën evropiane!

Mar 21, 2025 | 9:50

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Durrësit, me të cilët diskutoi lidhur me punimet që janë zhvilluar në këtë qytet.

Screenshot_2

Nga Durrësi Rama kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama u ndal veçanërisht te prindërit, ai kërkoi votën e tyre në mënyre që fëmijët e tyre të pajisen me pasaportë të BE-së, pasi sipas Ramës vetëm me PS në pushtet Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE.

“Ta hedhi votën në kënetë për tifozllëk është kot, ndërkohë atë votën duhet ta marrin e ta çojnë për PS. QË Kur fëmija të bëhet 18 vjeç të ketë pasportë të BE-së dhe të studiojë ku të dojë.  Jo se ata të tjerat do anulojnë negociatat po do mbyllet dera. Ajo derë tani është e hapur, mbaroni detyrat e hajdeni. Të mbarosh detyrat për tu fut atje duhet të bësh shtet”, tha kryeministri Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura