Blendi Gonxhaj, i cili ka siguruar një mbështetje prej më shumë se 22 mijë votash në qarkun Tiranë, është shprehur se për të ka qenë një kënaqësi e madhe, ndërsa theksoi se ia kishte borxh vetes dhe familjes për ta provuar edhe njëherë për të qenë një ofertë e vlefshme.

Ai tha se gjithë mbështetjen në qarkun e Tiranës, nuk e ka parashikuar.
“Është një kënaqësi edhe në nivelin e… secili nga ne ka një histori. Kam patur eksperienca të forta në jetë, në disa momente i lënduar, i goditur, kam patur një histori që ka qenë e rëndësishme në jetën time në vitin 2002. I kisha borxh familjes, nderit tim, të provoja edhe njëherë pa u denatyruar, të isha një ofertë, një kandidaturë e vlefshme, e rëndësishme për subjektin politik ku bëj pjesë. Nuk e parashikoja dot gjithë këtë mbështetje. Rezultati deri më tani është për t’u krenuar, jo në aspektin personal, por për biografinë time”, tha Gonxhja.












