Kuvendi rrëzoi Komisionet Hetimore për AKSHI-n dhe rrugët, PD e ankimon vendimin në Kushtetuese!

Jul 3, 2026 | 18:01

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

kushtetuese pd

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese.

Sipas selisë blu, Kuvendi nuk ka pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.

© Panorama.al

Te lidhura