FOTO/ Zbulohen pamjet e arrestimit të Granit Pepnikës në Dhërmi, momenti i prangosjes dhe akuzat ndaj kreut të rrjetit të Call-Center!

Jul 3, 2026 | 17:50

Zbulohen pamjet e arrestimit nga operacioni ndaj Granit Pepnikës, i njohur si kreu i një rrjeti call-center.

dhermi aksion

Pepnika u pikas dhe u arrestua në një resort nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës, pasi fshihej në një resort në Dhërmi.

pistoleta

Ai ishte në kërkim për mashtrime me Call Center-at, pasi grupi i tij zhvati 50 mln euro nga evropianët, në aksionin e kryer në prill të këtij viti, ku u kryen arrestime dhe sekuestrime të tjera.

arrestrimi dhermi

Godina nga ku Pepnika ushtronte aktivitetin e paligjshëm ndodhej 100 metra larg qendrës së Tiranës, në hyrje të Rrugës së Kavajës.

arrestimi dhermi

Në bazë të hetimeve, mësohet se call center-at e Granit Pepnikës u kanë zhvatur qytetarëve europianë 50 mln euro.

dhermi arrestimi

Gjatë operacionit, hetimorët sekuestruan në zyrë kompjuterin e Pepnikës, me origjinë nga Tropoja.

kavanozet droga

© Panorama.al

Te lidhura