Morën banesën me qira dhe e kthyen në fole prostitucioni, arrestohen 2 rumunet në Fier! U sekuestrohen shuma parash, makinë dhe…

Mar 10, 2026 | 12:41

Morën një shtëpi me qira në Fier dhe e kthyen në fole prostitucioni.

prostitucion

Dy gra rumune janë arrestuar nga policia lokale ditën e sotme, ndërsa akuzohen për ushtrim prostitucioni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe 5 celularë.

Operacioni është koduar “Transit” dhe të arrestuarat janë I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një tjetër rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Transit”, arrestuan shtetaset: I. D., 21 vjeçe, dhe G. B., 45 vjeçe, të dyja banuese në Rumani”, bëri me dije policia.

Gjithashtu për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura