Morati zgjedh heshtjen: Për Calciopolin, “no comment”

Nov 9, 2011 | 12:27
Masimo Morati, presidenti i Interit

Ende asnjë reagim nga Interi pas dënimit me 5 vjet e 4 muaj të Luçiano Moxhit në lidhje me “Calciopoli”. Presidenti i zikaltërve, Masimo Morati, tani për tani ka zgjedhur heshtjen, teksa reporterëve që e prisnin në zyrat e tij në Milano, u tha: “No comment.” Ndërkohë, Interi, pasditen e së martës ka bërë seancën e parë të trajnimit dhjetëditor, deri në rifillimin e kampionatit, kur zikaltrit do të luajnë të shtunën e 19 nëntorit, kundër Kaljarit. Lajm i mirë për Ranierin është zbrazja e infermierisë, duke pasur parasysh grupin e plotë. Kambiaso zhvilloi një seancë individuale të martën, ndërkohë që në pjesën e të dëmtuarve ka punuar Koutinjo, Forlan, J.Cesar, Nagatomo, Maikon dhe Viviano. Në “Pinetina” mungonin nëntë lojtarë zikaltër, të angazhuar me kombëtaret e tyre, ndërsa kapiteni Havier Zaneti ka udhëtuar drejt Dubait për një miqësore bamirësie, të titulluar “Miqtë e Fëmijëve të Libisë.”

© Panorama.al

Te lidhura