ROME- Qeveria e re me në krye Mario Montin është votëbesuar me një numër rekord votash në 556 pro dhe vetëm 61 kundër. Monti ka kaluar kështu provën e dytë, pas atij te nje dite me pare ne Senat.
Menjëherë pas votimit, kryeministri i ri i Italisë, Monti tha se “qeveria ka pasur një mbështetje shumë të gjerë, dhe ky votim ishte i pritshëm. Ajo që për mua ishte e papritur ishte intensiteti i debatit, si në përmbajtje ashtu edhe në perspektivën politike, duke filluar me perceptimin e një klime të re në mënyrë që të kemi dialog mes forcave politike.”
Mbledhja e qeverisë do të bëhet ditën e hëne, tha Monti, ndërsa shprehu pakënaqësi për protestat kundër ish kryeministrit Berluskoni.
Një klimë e qetë, ndihmon në kredibilitetin e vendit, tha Monti.
Takimin e parë si kryeministër i Italisë, Monti do ta zhvillojë më presidentin francez, Nikola Sarkozi dhe kancelarin gjermane, Angela Merkel.
© Panorama.al











