
BRAZIL- Miss Serbia, Anja Sranoviç është hedhur në mbrojtje pas publikimit të një fotoje me Miss Kosovën, Afërdita Dreshaj në kuadër të Miss Universe që po mbahet në Brazil.
Fotoja duket se ka shqetësuar nacionalistët serb të cilët veprimin e bukuroshes së tyre e kanë barazvlerësuar me “njohje të pavarësisë së Kosovës”
“Kjo fotografi është bërë gjatë pauzës mes dy xhirimeve. Organizatorët e Miss Universe kanë kërkuar mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes vajzave dhe kështu fotografitë me cilëndo vajzë që merr pjesë në këtë kompteticion, nuk kanë lidhje me politikën”- ka deklaruar Anja për gazetën Kurir.
Ajo tha se nuk ishte shumë dakord me propozimin e organizatorëve, por se “‘sjelljen e mirë e bart nga vendi nga vjen’. Sipas saj “do të ishte e pandershme para të gjithëve t’i shmangesha fotografisë”
Më pas Miss Serbia ka treguar se është plotësisht në mbështetje të luftës së vendit të saj, fotoja nuk është aspak njohje e pavarësisë së Kosovës, por një sjellje kulturore në nivel personal.
“Kur do të flas zyrtarisht, unë do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi serb”, ka deklaruar Anja Sranoviç.
© Panorama.al











